Politike

Ndalimi i pagesave të qirave, Rama: Ja kush përfiton. PD kundër: Po nxit përplasjen sociale mes 3 milionë shqiptarëve

2 Prill 2020, 11:26 Nga DOSJA
Ndalimi i pagesave të qirave, Rama: Ja kush përfiton. PD kundër:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ndalohen pagesat e qirave për bizneseve të vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në Facebook, sqaron se për çdo rast presioni nga qiradhënësi, biznesni i vogël, studentët dhe familjarët të raportojnë në faqen online të Drejtorisë së Tatimeve. Ndërsa, për të gjithë ata punonin në të zezë, kreu i qeverisë thekson se mund të përfitojnë nga kjo masë vetën duke denoncuar punëdhënësin.

“? ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS! KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!  KJO MASË MBËSHTETËSE VLEN EDHE PËR STUDENTËT QË JETOJNË ME QERA!

? QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE! ? PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE! *kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet“, u shpreh Rama në reagimin e tij.

Por pas këtij njoftimi të shumtë kanë qenë ata që e kanë kundërshtuar, ku edhe PD kërkoi që masa të shtohej dhe me faljen e dritave dhe ujit. Por pas reagimeve Rama ka sqaruar disa qytetarë në profilin e tij në Facebook, duke thënë se nuk do ketë falje, por shtyrje të pagesës së qirasë. Rama një qytetari i ka sugjeruar që të lërë dhe banesën nëse s’ka lekë të paguajë ose të denoncojnë qiradhënësin nëse është në informalitet. Por PD shkruan se Rama me këtë vendim nxit përplasjen sociale dhe u kërkon qytetarëve të thjeshtë t137 bëjnë sakrificë. Sipas partisë opozitare, Rama duhet të anulojë koncensionet për oligarkët.

Ndërkohë në një intervistë televizive Rama u shpreh se qiramarrësit nuk do paguajnë për muajin prill dhe maj, por do kenë pagesa në mënyrë propocinale të dakordësuar pas muajit maj 2020, kohë kur mendohet se pandemia do jetë mbyllur.

Në mëngjes  kryeministri Edi Rama njoftoi dhe një masë të re që është marrë qeveria, e cila ka lejuar punën në kantierët e vendit, kryesisht në zonat rurale. Ai nënvizoi se ekonomika e luftës do të  vihet në lëvizje me hapa shumë të matur, me qëllimin që të garantohen edhe sa më shumë vende pune.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e qirave partia demokratike plani i masave per covid-19 edi rama falja e qirave partia demokratike plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll