Bota

ShBA ofron 100 milionë USD për të ndihmuar Italinë, Trump: Do të jenë për shëndetësinë

31 Mars 2020, 17:12 Nga DOSJA
ShBA ofron 100 milionë USD për të ndihmuar Italinë, Trump:

SHBA- Edhe pse SHBA është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 dhe i gjithë vendi është i izoluar,  ka vendosur që të ndihmojë Italinë e cila tashmë është vatra e shpërthimit të koronavirusit në Evropë.

Presidenti Donald Trump ka bërë me dije se i ka ofruar Italisë  100 milionë dollarë , të cilat do të jenë për spitalet  ku janë të infektuarit me koronavirus. Ndërkohë ai ka folur me Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, të cili i ka thënë se ndihet shumë i lumtur që i kishte zgjatur dorën në këto ditë të vështira.

Deri më tani SHBA ka, 161 mijë të infektuar dhe 3 mijë viktima, ndërsa në Itali janë rëgjistruar 105 mijë të infektuar.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump giuseppe conte koronavirusi ne itali koronavirusi ne shba donald trump giuseppe conte koronavirusi ne itali koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll