Bota

Historia prekëse/ E bija i jep lamtumirën nënës së saj përmes kameras para se të vdiste nga COVID-19, si e ndihmoi inferm

31 Mars 2020, 15:34 Nga DOSJA

SHBA – Ashtu si shumë familje në të gjithë botën që këto javë po përjetojnë historinë më tragjike të jetës së tyre, Bennett iu tha që ajo nuk mund të ishte në të njëjtën dhomë me nënën e saj 75-vjeçare, Carolann Christine Gann, e cila ishte infektuar nga koronavirusi dhe ishte në fund të  jetës së saj.

“Duke mos qenë në gjendje të jem atje dhe të qëndroj afër nënës sime, ti prek duart dhe fërkoj kokën, tregoji asaj gjërat që kam dashur t’i them. Isha  kaq e pafuqishme.“- tha Bennett për CNN.

Por një infermiere në spitalin Suedez Issaquah në Uashington e mori atë në telefon, vetëm që Bennett t’i thoshte lamtumirë nënës së saj, dhe t’i thoshte fjalët e fundit. Bennett tregoi se infermierja e thirri nga telefoni i saj personal dhe tha që frymëmarrja e nënës së saj po ndryshonte dhe ajo me siguri nuk do të jetonte edhe shumë gjatë.

 Carolann Christine Gann, e moshuara që vdiq nga COVID-19

“Unë do vë telefonin lart në fytyrën e saj, në mënyrë që t’i tregoni asaj që e doni dhe t’i thoni lamtumirë. Ajo nuk do të jetë vetëm, ne do të qëndrojmë me të deri në fund.”- tregon Bennett për fjalët që i tha  infermierja.

“Unë të dua shumë. Unë të fal, mama, të dua. E di që nuk kam pasur shans të ta them më parë.”-  tha Bennett.

Këto janë fjalët e fundit që Bennett i tha nënës së saj para se të ndërronte jetë. Benett tregoi se e ëma ka ndërruar jetë një orë pasi kanë folur bashkë. Ndërkohë tregon se nga kamera pa se infermierja po qante kur ia mori telefonin nënës së saj.

“Unë e di se sa e vështirë është për ta. Unë nuk mund ta imagjinoj të jem në vijën e parë të kësaj lufte. Kjo ishte një nga gjërat më mahnitëse që kam përjetuar.”- tha ajo.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota carolann christine gann infermierja koronavirusi ne shba michelle bennett carolann christine gann infermierja koronavirusi ne shba michelle bennett

Sondazh

Poll