Bota

Ndihmonte pacientët e prekur me koronavirus por u infektua vetë/ Mesazhet e fundit me të motrën, infermieri: Nuk flas dot se

31 Mars 2020, 15:54 Nga DOSJA
Ndihmonte pacientët e prekur me koronavirus por u infektua vetë/

NEW YORK- Motra e një infermieri në Nju Jorkut, i cili ka ndërruar jetë një javë pasi ishte diagnostikuar me koronavirus, ka ndarë me ndjekësit mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me të.

48-vjeçari Kious Kelly, ia dërgoi mesazh së motrës, Marya Sherron, gjatë kohës që ishte në spital, ku edhe i tregonte për simptomat që kishte.

“Nuk mund të flas tani sepse mbytem (kollitem) dhe s’mund të marr frymë. Të dua. Po shkoj të fle sërish”– ka shkruar Kelly. Ndërsa e motra i ka kthyer: Ke kaluar shumë vështirësi, të dua dhe ne po lutemi për ty.

Spitali ku punonte Kelly, si shumë të tjerë në New York dhe në të gjithë vendin, ksihte mungesë të pajisjeve mjekësore mbrojtëse, gjë që detyroi shumë infermierë që në vend të dorezave të përdornin qese mbeturinash.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kious kelly koronavirusi ne shba marya sherron kious kelly koronavirusi ne shba marya sherron

Sondazh

Poll