Bota

“Stabilizohet situata e virusit në Itali dhe Spanjë” OBSH: Covid-19 shumë larg Azisë dhe Paqësorit

31 Mars 2020, 15:13 Nga DOSJA
“Stabilizohet situata e virusit në Itali dhe Spanjë” OBSH:

ZVICËR– Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetit në fjalimin e përditshëm ka bërë me dije se masat kundër koronavirusit që janë nga shtetet e prekura kanë ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Ndërkohë OBSH ka bërë me dije se situata e krijuar nga koronavirusi në Spanjë dhe Itali po shkon drejt stabilizimit.

E në këtë mënyrë një  zyrtar  i  OBSH ka shpjeguar se epidemia është shumë larg Azisë dhe Paqësorit, pasi ato që kanë ndikuar në mbrojtjen e vendit  kanë qenë masat drastike në frenimin e COVID-19.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: thechronicleherald

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi ne bote obsh covid-19 koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll