Bota

Vdesin 837 persona brenda 24 orëve, shkon në 12,428 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19

31 Mars 2020, 16:11 Nga DOSJA
Vdesin 837 persona brenda 24 orëve, shkon në 12,428 numri i të

ITALI– Ditën e sotme në Itali janë shënuar 837 viktima nga koronavirusi duke e çuar   12,428 totalin e të vdekurve.

Në dy javët e fundit Italia ka regjistruar shifra tragjike të viktimave nga koronavirusi ku tashmë numërohen mbi 12  mijë të vdekur.

Në të gjithë territorin e Italisë numërohen 105,792 të infektuar, ku 4053 raste të reja janë shënuar vetëm sot. Kjo tregon se ende numri  i të sëmurëve të rinj është i lartë.

Mes  viktimave në Itali janë regjistruar 66 mjekë të vdekur nga koronavirusi, dhe afro  8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll