Bota

Nuk i bënë ballë ‘luftës’, shkon në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur nga Covid-19 në Itali

31 Mars 2020, 15:55 Nga DOSJA
Nuk i bënë ballë ‘luftës’, shkon në 66

ITALI– Italia mes mijëra viktimave që ka shënuar nga koronavirusi, ka pasur edhe shumë mjekë që nuk i kanë bërë ballë kësaj lufte të ashpër.

Ndërkohë deri ditën e sotme sipas Federatës Italiane të Mjekëve, kanë humbur jetën 66 mjekë nga Covid-19.

Mes tyre 5 mjekë kanë vdekur vetëm sot, shifër teje e lartë për spitalet në vend, duke e bërë Italinë të  gjunjëzohet gjithmonë e më shumë nga virusi vdekjeprurës.

Afro 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19.

Deri më tani Italia si vendi më i prekur në botë ka rregjistruar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 66 mjek te vdekur koronavirusi ne itali 66 mjek te vdekur koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll