Bota

Të vendosim maska apo jo? EKSPERTËT e OBSH-së: Mos i përdorni nëse nuk jeni të infektuar nga koronavirusi, kanë efekte ne

31 Mars 2020, 15:12 Nga DOSJA
Të vendosim maska apo jo? EKSPERTËT e OBSH-së: Mos i

ZVICËR-  Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit në një konferencë për shtyp kanë rekomanduar që njerëzit, të cilët nuk janë të sëmurë ose nuk po kujdesen për një person që është infektuar me Covid-19, mos të vendosin maska.

“Nuk ka prova specifike që na sugjeron se përdorimi i maskave ka ndonjë rezultat pozitv në parandalimin nga koronavirusi. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën për to,” –  u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Programit të Emergjencave shëndetësore të OBSH-së, Dr. Mike Ryan.

Gjithashtu ai ka shtuar se njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë mjekët dhe fatkeqësisht nuk ka mjaftueshëm mjete mbrojtëse për ta.

“Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit e shëndetit, të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit çdo sekondë të ditës. Kemi një mungesë masive globale maskash. Vetëm mendimi se disa punojnë pa maska ​​është i tmerrshëm.”– ka thënë ai.

Ndërkohë, Dr.Maria Van Kerkhove, një epidemiologe e sëmundjeve infektive ka thënë se e rëndësishme është që maskat t’i vendosin punonjësit e shëndetit dhe ata që janë sëmurë.

“Ne i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë, të cilët janë punonjësit e kujdesit shëndetësor. Në komunitet, ne nuk ju rekomandojmë përdorimin e maskave përveç nëse vetë jeni të sëmurë dhe doni të parandaloni përhapjen e koronavirusit tek të tjerët,”-tha ajo.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll