Bota

Vdesin 175 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 1,039 numri i viktimave në Holandë

31 Mars 2020, 14:39 Nga DOSJA
Vdesin 175 njerëz brenda 24 orëve, shkon në 1,039 numri i

HOLANDË– Në Holandë numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 1039, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 175 viktima.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritet shëndetësore ku kanë shtuar se në total janë infektuar 12,595 persona. Gjithashtu kanë bërë me dije se në spital aktualisht janë të regjistrua 4712 pacientë të tjerë.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: usnews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne holande koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll