Bota

Rritet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Britania e Madhe: Mijëra ventilatorë të tjerë do të mbërrijnë javën e ardhshme

31 Mars 2020, 17:01 Nga DOSJA
Rritet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Britania e Madhe: Mijëra

BRITANI  E MADHE– Me mijëra ventilatorë së shpejti do të arrijnë në çdo spital të Britanisë së Madhe në një përpjekje për të përballuar rritjen e numrit të pacientëve me koronavirus.

Duke folur në konferencën e përditshme për shtyp në Downing Street, Kancelari  Michael Gove tha se aktualisht janë 8,000 ventilatorë të vendosur në spitalet e e Brtitanisë, por ende vendi kanevojë për një numër të lartë ventilatorësh që  të përballojë pandeminë.

Gove tha mbrëmjen e sotme se qeveria po blen më shumë ventilatorë nga jashtë, përfshirë vendet e BE-së, dhe po zhvillojnë modele të reja në vend.

“Mund të njoftoj se këtë fundjavë mijëra pajisjeve të reja, ventilatorë do të mëbrrijnë në Britani jaëvne e ardhshme. Menjëherë pasi të mëbrrijnë në vend do të shpërndahen me shpejtësi në spitalet ku ka shumë të infektuar nga koronavirusi.”-tha ai.

Afro 400 persona kanë ndërruar jetë brenda një dite në Britaninë e Madhe nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të viktimave në 1,801.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në Greqi ka 47 viktima, ndërsa në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: metro 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota downing street koronavirusi ne britani michael gove downing street koronavirusi ne britani michael gove

Sondazh

Poll