Bota

Shkon në 47 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

31 Mars 2020, 14:24 Nga DOSJA
Shkon në 47 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

GREQI-Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 47 në Greqi. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka thënë se viktima e fundit është një 51-vjeçar, nga Selaniku, ndërkohë ka shtuar se deri më tani janë infektuar 1212 persona

Greqia ka vendosur një shtetrrethimi deri në fillim të prillit, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve me pak përjashtime. Ajo gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj me vendet e BE, duke theksuar Italinë dhe Spanjën.

Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll