Bota

Bilanc tragjik në Britani/ Vdesin 393 njerëz në 24 orët e fundit nga COVID–19

31 Mars 2020, 14:18 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Britani/ Vdesin 393 njerëz në 24 orët e

ANGLI– Britania e Madhe ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 393 njerëz nga koronavirusi duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1.801.

Rritja e ndjeshme e bilancit të viktimave nga koronavirusi ditën e sotme është  393,  shifra e dytë më e lartë për brenda një dite, pasi të dielën u rregjistruan 290 viktima.

Ndërkohë  nga të dhënat e reja të  Zyrës së Statistikave Kombëtare sugjeruan se numri i vërtetë i vdekjeve mund të ishte 20% më i lartë nga sa tregohet në shifrat zyrtare.

Mes viktimave të ditës së sotme në Britani ka qenë edhe një adoleshent 19-vjeçar. Ndërsa mosha më e madhe mes viktimave ka qenë 98 vjeç.

Në Skoci, janë regjistruar edhe 13 vdekje të tjera. Shtatë persona të tjerë kanë vdekur në Uells, ndërsa Irlanda Veriore ka regjistruar gjashtë vdekje të tjera sot.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll