Bota

New Yorku ndërton spitale të përkohshme, për të rritur kapacitetet e sistemit shëndetësor me përhapjen e Covid-19

31 Mars 2020, 13:57 Nga DOSJA
New Yorku ndërton spitale të përkohshme, për të rritur

NEW YORK– Disa spitale janë ngritur në Parkun Qendror të New York,  dhe do të hapet ditën e sotme  për të trajtuar pacientët që janë prekur nga koronavirusi.

Spitalet e përkohshëm është vendosur në fushën Lindore të Parkut Qendror përballë Spitalit Mount Sinai, sipas një zëdhënësi të Sistemit Shëndetësor Mount Sinai.

Kjo mënyrë është parë si më e përshtatshme për autoritetet në Amerikë që të rrisin sa më shumë kapacitetet e sistemit të kujdesit shëndetësor për banorët.

Spitalet kanë rreth 68 shtretër, dhe mësohet se u ndërtua përmes një partneriteti midis Mount Sinai, organizatës së ndihmës “Samaritan” dhe agjencive ndërqeveritare.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: CNN

A./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mount sinai new york koronavirusi ne shba mount sinai new york

Sondazh

Poll