Bota

Migrantët mblidhen në grupe të mëdha, spërkaten me dezinfektues për t’u shpërndarë si shkak i COVID-19

31 Mars 2020, 13:40 Nga DOSJA
Migrantët mblidhen në grupe të mëdha, spërkaten me

INDI– Qeveria në Indi është treguar shumë e ashpër në zbatimin e rregullave të forta që  janë vendosur për luftën kundër koronavirusit. Në Indi shumë qytetarë që  kanë refuzuar të zbatojnë rregullat dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre ndërkohë që koronavirusi vijon të përhapet në vend.

Në mediat e huaja është parë sesi  tre persona, të veshur me kostume mbrojtëse, kanë spërkatur me dezifektues një grup të punëtorësh, migrantë ndërsa ata ishin ulur në tokë.

Ashok Gautam, një oficer i lartë përgjegjës për operacionet Covid-19 në Uttar Pradesh, tha për CNN se 5.000 njerëz janë “spërkatur në publik” në mënyrë që  të shpërndaheshin nga turmat ku qëndronin.

“Ne i kemi spërkatur këtu si pjesë të dezinfektimit, ne nuk duam që ata të jenë bartës të virusit, pasi virusimund të varet nga rrobat e tyre, kjo gjë nuk do të përsëritet sërish.” tha ai.

Ndër të tjera ai sqaroi se dezinfektuesi i përdorur ishte një përgatitje e  bërë nga pluhur zbardhues, dhe nuk ishte i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Ndërsa dezinfektuesit kimikë që përdoren për sipërfaqe, ato mund të jenë të rrezikshme për njerëzit. Dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, përdorimi i  dezinfektuesve në lëkurën tuaj nuk do ta vrasë  virusin nëse jeni infektuar.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: CNN

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ashok gautam koronavirusi ne indi ashok gautam koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll