Bota

Rritet bilanci në Iran/ 141 viktima dhe 3,111 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

31 Mars 2020, 13:03 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Iran/ 141 viktima dhe 3,111 të infektuar nga

IRAN– Ditën e sotme Irani ka konfirmuar edhe 141 viktima nga koronavirusi,duke e çuar në 2898 numrin total të të vdekurve.

Ndërsa në të gjithë territorin e Iranit numërohen 44.606 persona të infektuar, ku vetëm 3,111 prej tyre janë regjistruar brenda një dite.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e shëndetësisë në Iran, ku ka njoftuar 141 vdeket e reja të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Deri më tani janë shëruar 14,656 pacientë, por Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë tha se 3,703 pacientë të infektuar janë në gjendje kritike për jetën.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne iran koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll