Bota

Japin mesazhin e lamtumirës, Princ Harry dhe Meghan Markle zyrtarisht jashtë familjes mbretërore: Puna jonë vazhdon, edhe ps

31 Mars 2020, 12:26 Nga DOSJA
Japin mesazhin e lamtumirës, Princ Harry dhe Meghan Markle zyrtarisht

LONDËR – Princ Harry dhe Meghan Markle, mbërritën në fund të roleve të tyre mbretërore dhe me ketë rast vendosën të shkruanin një mesazh lamtumire në llogarinë e tyre zyrtare në mediat sociale, duke shtuar se “ndërsa ju mund të mos na shihni këtu, puna vazhdon. “

Çifti mbretëror befasoi publikun në janar, kur ata njoftuan se kishin ndërmend të tërhiqeshin nga familja mbretërore, dhe të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, ku pohuan se do t’i paguanin faturat vetë.

Ata kanë njoftuar shkëputjen zyrtare nga familja mbretërore përmes një postimi në median sociale, ku shprehen se pavarësisht se nuk do i shohin më, do të vazhdojnë punën e tyre.

“Siç mund ta ndiejmë të gjithë, bota në këto momente është jashtëzakonisht e brishtë. Megjithatë, ne kemi besim që çdo qenie njerëzore ka potencialin dhe mundësinë për të bërë një ndryshim siç shihet tani në botë, në shtëpi, në komunitet, së bashku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Ajo që është me rëndësi tani është shëndeti dhe mirëqënia e të gjithëve në të gjithë globin dhe gjetja e zgjidhjeve për sa më shumë probleme që janë shkaktuar si rezultat i pandemisë.

Teksa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rolin tonë për këtë ndryshim global, ne po përqëndrohemi edhe te ky kapitull i ri në jetën tonë për të kuptuar se si mund të kontribuojmë më mirë. Edhe pse nuk do të na shihni këtu, puna jonë vazhdon.

Faleminderit çdo komuniteti për mbështjetjen, frymëzimin dhe angazhimin e përbashkët për një botë më të mirë. Ne mezi presim të bashkohemi sërish. Keni bërë një punë të paqme.

Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Harry dhe Meghan.”

 

 

As we can all feel, the world at this moment seems extraordinarily fragile. Yet we are confident that every human being has the potential and opportunity to make a difference—as seen now across the globe, in our families, our communities and those on the front line—together we can lift each other up to realise the fullness of that promise. What’s most important right now is the health and wellbeing of everyone across the globe and finding solutions for the many issues that have presented themselves as a result of this pandemic. As we all find the part we are to play in this global shift and changing of habits, we are focusing this new chapter to understand how we can best contribute. While you may not see us here, the work continues. Thank you to this community – for the support, the inspiration and the shared commitment to the good in the world. We look forward to reconnecting with you soon. You’ve been great! Until then, please take good care of yourselves, and of one another. Harry and Meghan

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Në fillim të këtij muaji, dyshja u kthyen në SHBA nga baza e tyre në ishullin Vancouver, Kanada, për angazhimet e fundit si mbretër.

Burimi: NBC

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota familja mbreterore britanike meghan markle princ harry familja mbreterore britanike meghan markle princ harry

Sondazh

Poll