Bota

Vdes nga COVID-19 neurokirurgu me famë botërore, para 4 vitesh ndau binjakët siamezë në operacionin që zgjati 27 orë (FOT

31 Mars 2020, 12:32 Nga DOSJA
Vdes nga COVID-19 neurokirurgu me famë botërore, para 4 vitesh ndau

SHBA– Neurokirurgu 73-vjeçar me famë botërore Dr.James T. Goodrich, i cili ndau binjakët siamezë, ka vdekur nga koronavirusi.

Dr James T. Goodrich, 73 vjeç, ka vdekur ditën e djeshme pas komplikimeve që kishin të  bënin me Covid-19.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga stafi i spitalit ku ai punonte.

Kujtojmë që katër vjet më parë, 73-vjeçari  ndau binjakët siamezë, Jadon dhe Anais katër në Spitalin e Fëmijëve në Qendrën Mjekësore Montefiore në Neë York City, ku  operacioni zgjati 27-orë.

Spitali e ka përshkruar Goodrich si një ‘njeri të përulur dhe me të vërtetë të kujdesshëm’ i cili ‘nuk u do të harrohet kurrë për stafin e tij pasi ishte shumë i dashur.

‘Dr. Goodrich ishte një fener i institucionit tonë dhe ai do të humbasë me të vërtetë.’– u shpreh  Drejtori i Përgjithshëm i Mjekësisë Montefiore Dr. Philip O. Ozuah.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: Dailymail 

  A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr james t. goodrich koronavirusi ne shba shba dr james t. goodrich koronavirusi ne shba shba

Sondazh

Poll