Bota

Koronavirusi ka vrarë mbi 11 mijë njerëz/ Italia mban 1 minutë heshtje dhe ul flamujt në gjysmë shtizë për viktimat e CO

31 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
Koronavirusi ka vrarë mbi 11 mijë njerëz/ Italia mban 1

ITALI– Italia në dy javët e fundit është përballur me shifra shokuese të të vdekurve në vend nga koronavirusi, ku deri më  tani numërohen më shumë se 11 mijë viktima.

Për këtë shkak ditën e sotme në orën 12:00 të gjitha bashkitë e Italisë në shenjë zie kanë ulur në gjysmë shtizë flamurin italian dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.

Kjo një formë për të kujtuar viktimat e COVID-19 , gjithashtu edhe për të  vlerësuar sakrificën dhe angazhimin mjekëve dhe  infermierëve që janë  në vijën e parë të kësaj lufte.

Gjithashtu sëbashku me bashkitë e Italisë është bashkuar edhe Selia e Shenjtë në shenjë solidariteti me Italinë, duke ulur në gjysmë shtizë flamurin, në shenjë zie për famijarët e viktimave të virusit

Deri tani Italia numëron 11,591 të vdekur, ndërsa numri i të prekurve nga pandemia ka shkuar mbi 100 mijë.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll