Bota

Përhapet vala e infeksioneve edhe në Rusi, 500 të infektuar nga COVID-19 brenda një dite

31 Mars 2020, 12:45 Nga DOSJA
Përhapet vala e infeksioneve edhe në Rusi, 500 të infektuar nga

RUSI – Numri i rasteve të pacietëve të infektuar nga koronavirusi në Rusi u rrit në 2,337 ditën e sotme. Një rritje me 500 persona brenda një dite, shifër ditore kjo më larta krahasuar me 7 ditët e kësaj jave që vendi është perkur nga virusi.

Në Rusi, 18 persona që kontraktuan koronavirusin kanë vdekur, ndërsa 121 njerëz janë shëruar.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll