Bota

Bie numri i të infektuarëve nga koronavirusi, boshatiset dhoma e urgjencës në Parma të Italisë (FOTO)

31 Mars 2020, 12:09 Nga DOSJA
Bie numri i të infektuarëve nga koronavirusi, boshatiset dhoma e

ITALI– Ka ndodhur sot për herë të parë që dhoma e urgjencës në Parma të Italisë, është boshatisur, nuk ka më pacientë.

Ky lajm është bërë me dije nga komisari rajonal për urgjencën shëndetësore Sergio Venturi.

Përmes një deklarate Departamenti i urgjencës në spitalin Maggiore në Parma ka treguar se numri i  të prekurve nga Covid-19 është ulur ndjeshëm.

Prandaj edhe kjo ulje e fluksit të punës me pacientët e infektuar, po ndikon në përmirësimin e situatës që po përjeton prej më shumë se një muaji Italia.

Sipas mediave të huaja në Emilia-Romagna, shërbimi i ambulancës ka rënë në mënyrë të ndjeshme krhasuar me ditët më zeza të Italisë. Ndërsa në Piacenza të dielën janë regjistruar vetëm 57 shërbime të ambulancës, kjo një nga shifrat më të vogla prej datës 4 mars.

Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.

Burimi: Repubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali parma koronavirusi ne itali parma

Sondazh

Poll