Vdes 12-vjeçarja në Belgjikë, bëhet viktima më e re në Evropë nga koronavirusi
31 Mars 2020, 11:46Nga DOSJA
BELGJIKË– Një vajzë 12-vjeçare në Belgjikë është bërë viktima më e re në Evropë që vdiq nga koronavirusi.
Vajza kishte pasur ethe për tre ditë para se gjendja e saj shëndetësore të përkeqësohej, sipas profesorit Steven Van Gucht, i cili është presidenti i komitetit shkencor në Belgjikë.
Van Gucht tha gjithashtu se vdekja në një moshë kaq të re për shkak të koronavirusit është “shumë e jashtëzakonshme”. Deri më tani ka pasur 705 vdekje për shkak të Covid-19 në Belgjikë me gjithsej 12,775 raste të personave të infektuar.
Kujtojmë që ditën e djeshme vdiq një 14-vjeçar nga virusi në Portugali, por viktimë e COVID -19 ka mbetur edhe një 16-vjeçare disa ditë më parë.
Në rang global janë regjistruar mbi 38 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591 persona. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.
GJERMANI– Koronavirusi ka prekur botën mbarë dhe izolimi në shtëpi shihet si një sfidë nga të gjithë ata njerëz që ditën e kishin shumë të ngarkuar me punë, e ...
SPANJË– Ditën e sotme Spanja ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi, ku 849 njerëz kanë vdekur dhe rastet e r...
KOSOVË– Ditën e sotme në Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar se edhe dy persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-1...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë në telefon kreun e zjarrëfikëses për ta falenderuar për punën që po jep gjatë krizës së koronavirusit, por ...
ITALI– Një e ve 38-vjeçare, e cila jeton në zonën e Bergamos me 3 fëmijët e saj të vegjël, rezultoi pozitive me koronavirus. Përmes një letre dërguar red...
ITALI– Montaldo Torinezja shtrihet rreth 19 km nga Torino, kryeqyteti rajonal ku nga e shtuna, 3.658 persona ishin infektuar nga COVID-19. Përtej Piemonte, rajo...
MAQEDONI E VERIUT- Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia. Ceremoninë solemne t...
ITALI– Kthimi në jetën normale do të bëhet gradualisht, por sipas një studimi italian, si datë e mundshme për zerimin e rasteve me koronavirus, do të jetë 16 ma...