Aktualitet

“O ko*e kandari “, Mea Culpat e Mustafa Nanos, tre herët kur u ka kërkuar falje politikanëve

22 Mars 2019, 07:19 Nga DOSJA
“O ko*e kandari “, Mea Culpat e Mustafa Nanos, tre herët kur u

Tiranë- Analisti Mustafa Nano është shpesh pjesë e debateve politike. Por ndryshe nga shumë analistët të tjerë  ai u kërkon edhe falje ose tërhiqet nga dekaratat kur mendon se ka bërë gabim me ato që ka thënë.

Tre herë në dy vitet e fundit Nano është tërhequr nga disa deklarata që ka bërë për Dashamir Shehin, Ervin Salianjin dhe Gazmend Bardhin.

Debati me Shehin

Nano i ka kërkuar falje jo drejtpërdrejt Dashamir Shehit pas një debati të djeshëm në “Opinion”. Në debat e sipër ata shkëmbyen fyerje por Nano më tej u shpreh do të tërhiqej nga ato që kishte thënë. “E Dash ça të ngeli qejfi, ti pi nga mëngjesi deri në darkë, nuk është turp me pi raki.”, u shpreh Nano. Ndërsa Dashi e quajti zgjebs.

Së pari dua të bëjë një tërheqje nga ajo goditja poshtë brezit që i bëra Dashit. Nuk ka hije por janë pjesë e debatit”, u shpreh Nano më tej.

Debati me Salianjin:

Mustafa Nano u shpreh me fjalë fyese ndaj Ervin Salianjit, rreth një viti më parë teksa ky fliste për dosjen “Babale”. “O idiot po të përdorin, o ko*e kandari” kështu u shpreh Nano ndaj Salianjit që më pas i kërkoi fjalje.

Ka patur plot njerëz që më thanë bravo të qoftë. Por jo, sjellja ime ishte absolutisht e gabuar. Dola i humbur nga ajo studio dhe i humbur del kushdo që bën atë sjellje”, u shpreh Nano. Ishte mbrëmja më e ulët, sepse u bëra njësh me standardin e ulët dhe dhunova një standard timin dhe është ky fakt që më bën të mos jem krenar për ç’bëra e ç’thashë. Dhe “mea culpa” u drejtohet njerëzve që janë të lodhur nga harbutëria televizive. I kërkoj ndjesë kujtdo që ulet të ndjekë një debat televiziv dhe e sheh veten te dhuna që manifestohet në studio. Iu kërkoj ndjesë dhe për ndonjë zhgënjim tjetër në të ardhmen”, deklaroi gazetari Mustafa Nano.

Debati me Gamend Bardhin

Vilen e sateme” iu kthye Nano deklaratës së Bardhit i cili i tha të shihte vilën e tij në Lalëz gjatë një debati në emisionin “Opinion” muaj më parë.

Por analisti u  pendua dhe i kërkoi falje publike Bardhit. “I kërkoj ndjesë publike për atë gjuhe por janë disa njerëz që e meritojnë, unë nuk kam asnjë vilë në Lalëz”, u shpreh Mustafa Nano disa ditë më vonë.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin salianji gazmend bardhi mustafa nano ervin salianji gazmend bardhi mustafa nano

Sondazh

Poll