Aktualitet

Lezhë/ Shkrumbohet makina e drejtorit të Bordit të Kullimit në Shkodër (Emri+ Video)

21 Mars 2019, 19:50 Nga DOSJA
Lezhë/ Shkrumbohet makina e drejtorit të Bordit të Kullimit

LEZHË- Një automjet është gjetur i djegur në Lezhë, në zonën e Kakarriqit në Balldre. Dosja.al mëson se automjeti tip “Benz”, i cili është shkrumbuar totalisht i përket shtetasit Nikolin Kola.

Kola ka qenë punonjës i INUV për zonën e veriut ndërsa tani është përgjegjës i sektorit në Bordin e Kullit për Shkodrën.

Sipas burimeve nga policia mendohet se automjeti ngjyrë blu me targë “AA377KH” është grabitur tek ura e Muratit afer shkolles Balldre, rreth orës 19:00, të mbrëmjes së sotme dhe më pas është djegur.

Ndërkohë ende nuk ka të dhëna zyrtare nga policia mbi shkaqet e kësaj ngjarje.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet automjet i djegur benz i shkrumbuar lezhe automjet i djegur benz i shkrumbuar lezhe

Sondazh

Poll