Aktualitet

“Dhunuan institucionet”, Policia arreston 6 protestues të opozitës: 6 të tjerë janë në kërkim

21 Mars 2019, 20:20 Nga DOSJA
“Dhunuan institucionet”, Policia arreston 6 protestues të

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar sot në mbrëmje 29 persona të cilët kanë qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se sot janë arrestuar 6 persona, 17 të tjerë janë prceduar në gjendje të lirë, ndërsa 6 janë shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu arrestimi i i tyre është bërë “për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

29 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e sotme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e sotme opozita e bashkuar është mbledhur sërish para parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë Rama (Lexo këtu) Në protestë ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku nuk kanë mbunguar as hedhja e shashkave dhe flakadanëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen protestuesit protesta e opozitës 21 mars 2019 arrestohen protestuesit protesta e opozitës 21 mars 2019

Sondazh

Poll