Aktualitet

“Sakrifikojë dhe jetën”, Përparim Kabo ironi me Metën: Ke një mal mëkate mbi shpinë

21 Mars 2019, 22:03 Nga DOSJA
“Sakrifikojë dhe jetën”, Përparim Kabo ironi me

TIRANË- Profesori dhe filozofi i njohur Përparim Kabo ka komentur deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha se ihte gati për të lënë mandatin për të zgjidhur krizën politike.

Me ironi, Kabo shkruan se Meta ka vendosur të vetflijohet, por sipas tij ai nuk është as trim dhe as me ideale si ish-presidenti argjentinas.

POSTIMI I PLOTË

Si e lexoj unë deklaratën e Presidentit të Republikës zotit Ilir Meta…Ka vendosur të iki…e sheh veten pa dhe jashtë misonit. Ka vendosur të vetflijohet, por nuk është as trim dhe as me ideale si Alende…  Është thjeshtë një person me një retorik të varfër ambingue dhe me një mal me mëkate mbi shpinë dhe në ndërgjegjen e tij. Në fakt në gjykimin tim ka mbaruar gjithçka për të. Shqipëria u lodh por edhe mësoi gjithçka për këta me demek politikanët shqiptarë të tranzicionit. Aritmetika është e thjeshtë. Politikanët u pasuruan populli u varfërua.Të tjerat si krahasime apo insinuata nuk kanë as peshë e as vlerë”, ka shkruar më tej profesor Kabo. Edhe diçka, zoti Meta mos i bej karshillëk USA me krahasime banale, se shkurton ditët e tua. Ka disa momente që heshtja vlen më shumë.!  Nëse do një këshillë, pyet a je presidenti i shqiptarëve?! Merr një përgjigje dhe pastaj mund të hysh apo të kuptosh se je jashtë historisë! Kë bërë mirë apo ke bërë keq në këta 29 e ca vit.Fundi nuk është tenativa për heroizëm, fundi është llogaria e jetës çfarë bëra për vendin tim.

Presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Pogrades të para pak ditëve tha e kriza është institucionale dhe e rëndë. Meta u shpreh se është i gatshëm të dorëzojë mandatin si president për të mos lejuar instalimin e asaj që ai e quan “juntë”. Presidenti thotë se për këtë arsye është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta junta ushtarake kriza politike mandati i presidentit perparim kabo ilir meta junta ushtarake kriza politike mandati i presidentit perparim kabo

Sondazh

Poll