Aktualitet

Gërdeci/ Shkëlzen Berisha tregon telefonatat me biznesmenin Delijorgji: E mora unë i pari

21 Mars 2019, 22:06 Nga DOSJA
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha tregon telefonatat me biznesmenin

TIRANË– Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është pyetur në lidhje me telefonatat që ka shkëmbyer me biznesmenin Mihal Delijorgjin, pak minuta pas shpërthimit në Gërdec. I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Berisha tha se ishte ai që e telefonoi Delijorgjin, për t’u interesuar për një të afërm të tij, i cili punonte në Gërdec.

Pjesë nga intervista e Shkëlzen Berishës me Ylli Rakipin:

Ylli Rakipi: Zoti Mihal Deligjorgji, pas shpërthimit në Gërdec, ka komunikuar me stafin më të afërt, zotin Mediu dhe me ju. Përse?

Shkëlzen Berisha: Kjo është një ngrehinë tjetër shpifjesh, që lidhet me çështjen e tabulateve. Dua t’ju pyes diçka, nëse ju flisni me dikë në telefon, a ju bën kjo juve ortak apo bashkëpjesëmarrës në biznesin e personit me të cilin flisni në telefon?

Ylli Rakipi: Jo, sigurisht jo. Me Delijorgjin flas dhe unë, flet pronari i televizionit Irfani, të gjithë flasin.

Shkëlzen Berisha: Zoti Rama ka 200 telefonata me zotin Delijorgji, të cilit i ka dhënë leje ndërtimi sepse ka qenë kryetar bashkie. Nuk e akuzon njeri zotin Rama, që ështe pjesëtar në biznesin e ndërtimit të zotit Delijorgji për shkak të telefonatave.

Ylli Rakipi: Po ai nuk e ka bërë telefonatën, 5 minuta pas shpërthimit të Gërdecit.

Shkëlzen Berisha: Mua, zoti Delijorgji nuk më ka marrë në telefon. E kam marrë unë i pari në telefon. Unë kam qenë në Suedi, në Stockholm, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Persona të afërm, të ish bashkëshortit të tezes time, të ndjerit zoti Hoxha, i cili humbi jetën, në këtë aksident, më kanë kërkuar të interesohem tek personi në fjalë. Unë e kam marrë në telefon. Nuk është përgjigjur, sepse me siguri ka qenë në një moment të vështirë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gerdeci mihal delijorgji shkëlzen berisha telefonatat me biznesmenin ylli rakipi gerdeci mihal delijorgji shkëlzen berisha telefonatat me biznesmenin ylli rakipi

Sondazh

Poll