Aktualitet

“Armët dhe Çunat”, Shkëlzen Berisha: Veliaj ka furnizuar me informacione autorin e librit

21 Mars 2019, 21:34 Nga DOSJA
“Armët dhe Çunat”, Shkëlzen Berisha: Veliaj ka

TIRANË- Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për librin “Armët dhe Çunat” dhe autorin Guy Lawson, i cili e lidh atë me biznesin e fishekeëve.

Shkëlzen Berisha, zbuloi për herë të parë se burimi kryesor informacioni për autorin librit “Çunat dhe armët”, ka qenë Erion Veliaj.

PJESË NGA BISEDA

Ju keni vite që e investigoni këtë cështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë “familja”, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.

Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.

Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?

Erion Veliajn këtu e ka future zoti Laëson, ose zotin Lawson aty e ka future zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Ny gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cunat dhe armet erion veliaj shkëlzen berisha tragjedia e gerdecit cunat dhe armet erion veliaj shkëlzen berisha tragjedia e gerdecit

Sondazh

Poll