Aktualitet

Banorët e Astirit protestë para Drejtorisë së Policisë, Basha: Beteja më europiane (VD)

21 Mars 2019, 18:19 Nga DOSJA
Banorët e Astirit protestë para Drejtorisë së Policisë,

TIRANË– Banorët e Unazës së Re kanë protestuar sot në ditën e 138, kundër projektit të rehabilitimit të Unazës së Madhe, pasi rrezikohen të shemben disa banesa.

Nën thirrjet “Rama ik” dhe “Lironi djemtë tanë”, protestuesit kanë marshuar nga Astiri drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar për pjesëmarrjen në protestën e sotme të opozitës.

Në mbështetje të protestuesve janë edhe anëtarët e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ish-deputetët e Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.

Kryeopozitari Lulzim Basha tregoi mbështetjen e tij ndaj protestuesve me anë të një postimi në Facebook, ku shprehu mirënjohje të gjithë atyre që po protesojnë.

Mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar që sakrifikon nga vetja dhe familja për t’iu gjendur pranë me vendosmëri dhe kurajo protestuesve paqësorë, të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga polcia! Kjo është beteja më europiane që do të sjellë ndryshimin që meriton çdo shqiptar! #shqiperiasieuropa”, shkuan Basha teksa poston video nga qëndresa e banorëve.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbahen të ndaluar gjithsej 7 persona të cilët morën pjesë në protestën e sotme të opozitës, mes tyre Dorian Protoduari i cili është banor në zonën e Astirit dhe një ndër organizatorët e protestës kundër projektit “Unaza e madhe”.(Lexo këtu)

Banorët e “Unazës së Re” vijojnë protestat e tyre prej më shumë se 4 muajsh, kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% të vlerës së banesave të tyre të cilat janë prekur nga projekti, dhe anulimin e gjithë projektit. Ditët e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, ku ndryshe nga herët e tjera protesta e tyre ka zgjatur deri në 4 orë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret eunazes se re protesta e astirit protesta e opozites banoret eunazes se re protesta e astirit protesta e opozites

Sondazh

Poll