Aktualitet

6 policë me maska për të shoqëruar Dorian Protoduarin, dalin pamjet e ndalimit të tij (VIDEO)

21 Mars 2019, 14:32 Nga DOSJA
6 policë me maska për të shoqëruar Dorian Protoduarin, dalin

TIRANË- Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat, Dorian Protoduarin, i cili është një prej banorëve të “Astirit” që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Burime bëjnë me dije se Protoduari është shoqëruar nga policia me të mbërritur në shtëpi, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Dosja.al ka siguruar  videon e momentit të shoqërimit të Dorian Protoduarit, nga efektivë me maska. 

Opozita zhvilloi ditën e sotme një tjetër protestë para Kuvendit të Shqipërisë, (Lexo këtu) e cila zgjati për rreth 5 orë, ku nuk munguan as përplasjet me policinë. 

Opozita e bashkuar ka protestuar për më shumë se 5 orë, ndërsa u zhvendosën nga ambientet para Kuvendit për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për ta mbylluar tubimin në selinë blu. Lëvizja nga Kuvendi ndodhi pas shoqërimit të 6 protestuesve. Kryemadhi dha ultimatum për lirimin e tyre. Ndërkohë lidhur me protestën ka pasur reagime edhe nga Lleshaj dhe Basha. Ky i fundit ndodhej në Bruksel, ndërsa brenda Kuvendit u betuan tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj. Në protestë janë lënduar edhe dy efektivë policie nga shashkat.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorian protoduari policia shoqëron dorian protoduarin protesta e opozitës para kuvendit dorian protoduari policia shoqëron dorian protoduarin protesta e opozitës para kuvendit

Sondazh

Poll