Aktualitet

Çlirim Gjata ironi me Carlo Bollinon: Pusho Agush! Agush pusho!

21 Mars 2019, 21:48 Nga DOSJA
Çlirim Gjata ironi me Carlo Bollinon: Pusho Agush! Agush pusho!

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, është përplasur me gazetarin Carlo Bollino.

Teksa po diskutonin për aktualitetin politikë në vend, Bollino dhe Gjata kanë shkëmbyer disa replika, duke i ndërprerë fjalën njëri-tjetrit.

Çlirim Gjata ka përdorur një personazh të librit të Dritëro Agollit për t’iu kundërvënë gazetarit Carlo Bollino.

Në emisionin open të Eni Vasilit, ndërsa po ndërpritej nga Bollino, Gjata iu drejtua: Pusho Agush. Bollino i hutuar e pyeti kush është Agushi, ndërsa Gjata përsëriste: Agush pusho.

Pyetjes së Bollinons për personazhin dikush iu përgjigj është metaforë, por askush nuk ia tha Bollinos qe Agushi është personazh i librit dhe filmit ‘Njeriu me Top’.

Në film i luajtur nga aktori Zef Bushati, Agushi ishte një ushtar italian-rob lufte që ndihmonte në shtëpinë e shqiptarit Mato Gruda gjatë pushtimit gjerman.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agushi i agollit carlo bollino clirim gjata perplasja ne emision agushi i agollit carlo bollino clirim gjata perplasja ne emision

Sondazh

Poll