Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Velipojë, makina përplas për vdekje këmbësorin (EMRI+VIDEO)

21 Mars 2019, 18:23 Nga DOSJA
Aksidenti i rëndë në Velipojë, makina përplas për

SHKODËR- Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Dosja.al mëson se viktima është Bujar Buhaj, 40-vjeç i cili është përplasur për vdekje nga një automjet tip Mersedes Benz. 

Bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Miklovan Leka, është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me date 21.03.2019 rreth orës 18:50, jemi njoftuar se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje.

Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i vdekur aksident në velipojë 1 i vdekur aksident në velipojë

Sondazh

Poll