Politike

Ngjela: Shumë shpejt qeveri teknike, ndërkombëtarët po fusin zëvendësuesit

21 Mars 2019, 19:40 Nga DOSJA
Ngjela: Shumë shpejt qeveri teknike, ndërkombëtarët po fusin

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar djegien e mandateve dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve për krizën politike në Shqipëri. I ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN, Ngjela tha se shumë shpejt do të ketë një qeveri teknike.

“Njëra nga palët u dorëzua dhe e pranoi reformën, ndërsa pala tjetër mendon zgjodhi një rrugë tjetër. Politika ndërkombëtare po i fut zëvendësuesit. Ata kanë thënë që në fillim se do të merren me zëvendësuesit. Ky është një informacion i saktë. Ata janë shprehur se duan numrin. Por mazhoranca do të tolerojë. Pritet një qeveri teknike, drejtuar nga ndërkombëtarët që do të drejtojë reformën në mënyrë profesionale. Qeveria teknike do të jetë çështje kohe,”– u shpreh avokati.

Përsa i përket djegies së mandateve, Ngjela tha se opozita është në rrugë të gabuar.

“Neni 70 i kushtetutës, thotë se deputeti përfaqëson popullin. Është folje dhe tregon veprim. Nuk lidhet me asnjë mandat tjetër detyrues. Opozita është në rrugë të gabuar. Këta duhet të gjejnë avokat dhe jo protesta. Duhet të përgatiten të ulin koston e dëmit. Dëmi është i provuar. Mazhoranca nuk u tërhoq edhe pse rrezikon. Nuk ka rrugë tjetër, është vetëm rruga gjyqësore. Asgjë tjetër nuk i shpëton. Kjo gjë ndodhi edhe me gjyqtarët. Politikanët e dinë se si do të shkojë kontrolli i problemit të tyre,”- përfundoi avokati Spartak Ngjela.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve kriza politike nderkombetaret opozita spartak ngjela djegia e mandateve kriza politike nderkombetaret opozita spartak ngjela

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 16:39

Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot....