Politike

Deputeti i PS sulmon kreun e Bashkisë Vorë: Ka kthyer insitucionin në celulë të PD-së

21 Mars 2019, 15:58 Nga DOSJA
Deputeti i PS sulmon kreun e Bashkisë Vorë: Ka kthyer insitucionin

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialsite, Sadi Vorpsi, që përflitet si një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Vorës, në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme ka sulmuar kryetarin e kësaj bashkie.

Vorpsi ka gjatë fjalës së tij ka theksuar se vëmendja e qeverisë tashmë është drejt zhvillimit rural, dhe shtoi se në bashkinë Vorë është stina e fundit ku kryetari, Fiqiri Ismaili, vendos në rresht administratën për të dalë në protestë.

Jashtë Kuvendit sjellja e opozitës është totalisht në dëm të së ardhmes së vendit. Dua të ndaj me ju shqetësimin si deputetë i Vorës, se atje qytetarët nuk marrin dot shërbimin që u takon në zyrat e Bashkisë. Zyrat e Bashkisë Vorë, janë kthyer në celulë të Partisë Demokratike. Ky nuk është imazhi i banorëve të Vorës. I Shqipërisë jo e jo. Kjo është stina e fundit ku kryetari i Bashkisë së Vorës rreshton administratën dhe ndalë punën në shërbim të qytetarëve” tha deputeti Vorpsi

Duke u fokusuar te marrëveshja me Gjermaninë për projektin e zhvillimit të qëndrueshëm Rural, Vorpsi u shpreh se janë 2 milionë euro që do investohen për programin “100 fshatrave”. Për këtë program po angazhohen katër ministri sipas zonave të përcaktuara. Janë tre shtylla kryesore, përmirësimin e infrastrukturës publike, infrastruktura rrugore, infrastruktura urbane, shërbimet publike, infrastrukturës mjedisore etj. Rivitalizimi hapësirave publike, agro turizmit, përmirësimi i kushteve të biznesit. Vora ka përfituar nga ky program në dy zona, Marikaj dhe Prezë.

Janë 500 mijë euro të investuara për urën e vjetër dhe akset rrugore. Po ashtu segmenti rrugor Vorë-Fushë Krujë 4.9 milionë euro. Vora për pak ditë inauguron qendrën shëndetësore me një vlerë 600 mijë euro. Ana negative, që është kthyer në një gangrenë dhe ka të bëjë me rrjetin e energjisë elektrike të amortizuar në ekstrem. I bëjë thirrje ministres Balluku të zgjidh këtë problematikë në  dy zonat në fjalë, se ato njerëz të mirë boll janë dhunuar nga Fiqiru i Bashkisë. Ne do tregojmë vullnetin tonë sërish në drejtim të zhvillimit të vendit dhe zonave rurale”, tha Vorpsi.

Në rendin e ditës sot ishte diskutimi për raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018; ndryshime në projektligjin për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit; projektvendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme dhe emërimi i anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv.

Ndërkohë që jashtë sallës së Parlamentit, opozita protestonte duke kërkuar largimin e qeverisë dhe e qunante një turp seancën plenare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fiqiri ismaili protesta e opozitës 21 mars 2019 sadi vorpsi seanca plenare 21 mars 2019 fiqiri ismaili protesta e opozitës 21 mars 2019 sadi vorpsi seanca plenare 21 mars 2019

Sondazh

Poll