Politike

Basha takohet me Joseph Daul në Bruksel: Partia Demokratike ka mbështetjen e PPE

21 Mars 2019, 14:14 Nga DOSJA
Basha takohet me Joseph Daul në Bruksel: Partia Demokratike ka

BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa nuk ishte i pranishëm sot në protestën e opozitës, ka ndjekur situatën nga Brukseli, duke reaguar herë pas here.

Në një reagim në rrjetet sociale, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se PD ka mbështjetjen e PPE, familjes politike.

Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike.

Lideri demokrat Lulzim Basha

Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike. pic.twitter.com/qFSFhQPwMr

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 21, 2019

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Basha ka takuar dhe kreun e PPE, Joseph Daul. “Me Presidentin e PPE Joseph Daul. Takim i shkëlqyer me një demokrat dhe europian të madh. #ShqipëriaSiEuropa“, shkruan kreu i PD në një postim në mediat sociale.

Ditën e sotme opozita e bashkuar është mbledhur sërish para parlamentit, për të protestuar kundër qeverisë Rama (Lexo këtu) Në protestë ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Teksa, në seancën e radhës, në parlament janë betuar tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, një protestues i ka hedhur bojë të kuqe deputetit Ralf Gjoni para se ky të mbërrinte në Kuvend.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike joseph daul lulzim basha protesta e opozitës 21 mars 2019 joseph daul lulzim basha protesta e opozitës 21 mars 2019

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 16:39

Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot....