Politike

Ina Zhupa ‘sulmon’ Veliajn: Bashkia që drejton është thesar për prokurorët e korruptuar

21 Mars 2019, 16:47 Nga DOSJA
Ina Zhupa ‘sulmon’ Veliajn: Bashkia që drejton është

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, ina Zhupa, ka vijuar sulmet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ina Zhupa, shprehet se Tirana e keqeverisur është plot me afera korruptive, vrasje, abuzime e falsifikime. Ajo shprehet se kjo është Tirana që duan prokurorët e korruptuar.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Veliaj ofron favore, prona publike, para dhe lehtësi në veting, për mos u hetuar dhe dënuar për aferat e tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Më tej ajo ka publikuar një tjetër post, pas atij të publikuar një ditë më parë, (Lexo këtu) për Tiranën që sipas Zhupës, duan prokurorët e korruptuar.

Postimi i plotë:

Bashkia qe drejton Veliaj eshte thesar per prokuroret e korruptuar! Posteri i dyte i fushates!

Tirana e qeverisur ne menyre te paligjshme edhe plot me afera korruptive, me vrasje, me abuzime, me fallsifikime, eshte Tirana qe duan prokuroret e korruptuar.

Mashtruesi i Tiranes ofron favore, prona publike, para dhe lehtesi ne vetting per mos u hetuar edhe denuar per aferat e tij ne krye te Bashkise Tirane.

Te gjithe e dime si e mbylli me Petrit Fushen ceshtjen e vrasjes se Arditit, dhe sa miliona euro edhe prona publike si trualli teatrit merr vellai i tij Shkelqim Fusha. Te gjithe e dime si dha uniformat e policise bashkiake nje kompanie me nje punonjese dhe nen sekuestro dhe askush se hetoj. Te gjithe e dime si ben tenderat abuziv, koncensionet e paracaktuara, si i dha mandat keshilltareve bashkiak dhe miratoj ne menyre te paligjshme rritjen e cmimit te ujit per banoret e Tiranes…

Ju prezantoj me posterin e dyte te vertete te Tiranes se ketyre 4 viteve ne qeverisjen e Erioni Mashtruesit, ku jane vetem nje pjese e aferave.

Këto reagime vijnë në prag të mbajtjes së Kongresit Kombëtar të Partisë socialiste, ku pritet edhe konfirmimi i Erion Veliajt si kandidat për Tiranën. Ajo u shpreh dje se punonjësit e Bashkisë po detyrohen për të shkuar në shesh, për të treguar se Veliaj ka shumë mbështetje. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa kongresi i ps rikandidimi i veliajt erion veliaj ina zhupa kongresi i ps rikandidimi i veliajt

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2019, 16:39

Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot....