Politike

Mbyllet seanca maratonë në Kuvend, “fryhet” opozita me 3 deputetë të rinj

21 Mars 2019, 07:34 Nga DOSJA
Mbyllet seanca maratonë në Kuvend, “fryhet” opozita me 3

TIRANË– Ka përfunduar seanca plenare në Kuvend e nisur që prej orës 10:00 paradite. Sot janë betuar 3 deputetët e rinj të opozitës që pranuan mandatin. Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, u betuan në parlament ndërkohë që jashtë tij protestuesit e mbledhur nga opozita kanë manifestuar me tymuese dhe bojatisën deputetin Ralf Gjoni. Për herë të parë në Kuvend pas përjashtimit nga PD-ja ishte edhe Rudina Hajdari, e cila gjatë seancës së sotme u shpreh se ishte kundër të gjithëve për të sjellë një frymë të re në politikën shqiptare. I përjashtuari i PD-së, Myslim Murrizi tha se ai brenda Kuvendit po protestonte njësoj si qytetarët jashtë tij. Nga ana e maxhorancës, kryeministri Edi Rama nuk ndodhej në Parlament pasi është në Berlin në një vizitë zyrtare.

Ndërkohë që sot në rendin e ditës, parlamenti u diskutua për raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018; ndryshime në projektligjin për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit; projektvendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme dhe emërimi i anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv.

Zhvillimet orë pas ore nga seanca e Kuvendit:

Ora 16: 30 Mbyllet seanca, maxhoranca miraton ligjet vetëm me votat e sa

Pas më shumë se 6 orësh, ku u diskutuan projektligjet e rendit të ditës ësthë mbyllur seanca në Kuvend. Në fund janë miratuar dhe projektligjet, ku maxhoranca nuk arriti që të merrte dot vota nga deputetët e rinj të opozitës, pasi numri maksimal i votave ishte 78, aq deputetë sa ka maxhoranca.

Ora 13:43 – Rudina Hajdari: Ja pse ndenja në Kuvend

Deputetja e përjashtuar e PD-së, Rudina Hajdari ka shpjeguar arsyet se përse nuk e dorëzoi mandatin e saj. Sipas Hajdarit, kishte ardhur koha që Shqipëria të njihej me një frymë të re politike.

Ora 11:25-Myslim Murrizi: Sot jam me protestuesit, po protestoj si ata

Deputeti Myslym Murrizi, i cili u përjashtua nga Partia Demokratike në fjalën e tij të sotme në Kuvend u shpreh se po proteston si qytetarët jashtë Kuvendit. Ai u shpreh se sot është me ta, me problemet e tyre dhe po proteston bashkë me ta.

Ora 11:06- Protesta jashtë Kuvendit, Balla: Basha si huligan, vranë protesuesit, sot janë bashkë

Numri 2 i PS, Taulant Balla ishte i ashpër me opozitën dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Basha po sillet si një huligan i ndeshjeve të futbollit.

Ora 09:37- Pranoi mandatin, protestuesi i hedh bojë të kuqe në fytyrë Ralf Gjonit: Kam djegie në sy (VD)

Deputeti Ralf Gjoni, i cili u betua sot në Parlament është qëlluar me bojë nga një protestues pranë pallatit ku banon. Mësohet se një djalë i ri i, i cili ndodhej në hyrje të pallatit i ka hedhur bojë të kuqe në fytyrë, Ralf Gjonit, teksa ky i fundit po dilte nga banesa e tij.

Ora 09:22 – Rudina Hajdari: Kam qëllim të njëjtë me vëllain, nuk jam tradhëtare

Deputetja e përjashtuar e PD-së, Rudina Hajdari do të jetë e pranishme në Kuvend. E bija e Azem Hajdarit nuk pranoi t’i bashkohej aksionit të opozitës për të djegur mandatin.

(K.M.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites enada koçiraj. nimet musai ralf gjoni rudina hajdari seanca plenare 21 mars 2019 djegia e mandateve te opozites enada koçiraj. nimet musai ralf gjoni rudina hajdari seanca plenare 21 mars 2019

Sondazh

Poll