Politike

Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

21 Mars 2019, 16:39 Nga DOSJA
Kombëtarja e Turqisë shpëton protestuesit

Po të ishte për qytetarët shqiptarë pa lidhje me protestën, apo për bizneset dhe banorët afër Kuvendit, orgiia e gazit lotsjellës do kishte shpërthyer edhe sot.

Policët i vunë maskat kundragaz në një moment përplasjeje, të gjithë u bënë gati për hedhjen e granatave, por cuditërisht nuk u hodh gazi.

Arsyet e vërteta zbulohen vetëm disa orë pas protestës. Policia nuk e bëri se protestuesit u tërhoqën, as se Lleshaj është bërë më i matur pas padisë së opozitës në prokurori, arsyeja e vërtetë ishte se kombëtarja e Turqisë ndodhej në hotelin luksoz afër Kuvendit dhe përvec qytetarëve të pafajshëm do të prekeshin edhe ata.

Për qytetarët e pafajashëm nuk ka menduar askush herët e tjera, por ishin futbollistët turq, ata qe e bënë ministrin Lleshaj të mbante dorën.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kombetarja e turqisë ministri i brendshëm sandër lleshaj kombetarja e turqisë ministri i brendshëm sandër lleshaj

Sondazh

Poll