Politike

Mbyllet seanca në Kuvend, maxhoranca miraton ligjet vetëm me votat e saj

21 Mars 2019, 15:47 Nga DOSJA
Mbyllet seanca në Kuvend, maxhoranca miraton ligjet vetëm me votat e

TIRANË- Pas më shumë se 6 orësh, ku u diskutuan projektligjet e rendit të ditës ësthë mbyllur seanca në Kuvend. Në fund janë miratuar dhe projektligjet, ku maxhoranca nuk arriti që të merrte dot vota nga deputetët e rinj të opozitës, pasi numri maksimal i votave ishte 78, aq deputetë sa ka maxhoranca.

Në rendin e ditës sot ishte diskutimi për raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018; ndryshime në projektligjin për vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit; projektvendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në komisionet e përhershme dhe emërimi i anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Nëndrejtorit Ekzekutiv.

Ndërkohë që jashtë sallës së Parlamentit, opozita protestonte duke kërkuar largimin e qeverisë dhe e qunante një turp seancën plenare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozitës 21 mars 2019 seanca ne kuvend seanca plenare 21 mars 2019 protesta e opozitës 21 mars 2019 seanca ne kuvend seanca plenare 21 mars 2019

Sondazh

Poll