Politike

Rama sulmon opozitën dhe flet për “sëmundjen”: S’kam asgjë. Tufë qorre që mësyni rrugëve

21 Mars 2019, 14:35 Nga DOSJA
Rama sulmon opozitën dhe flet për “sëmundjen”:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për protestën e opozitës dhe për deklaratat e kundërshtarëve se ai është i sëmurë.

Rama u kërkon që të mos merrem më me të, duke thënë “boll o boll” dhe shton se nuk ka asgjë. Më tej numri një i qeverisë shton se opozita është katandisur në një tufë qorre që mësyn rrugëve.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS

Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat.

Sot opozita ka protestuar sot për më shumë se pesë orë përpara Parlamentit duke kërkuar largimin e qeverisë. (Lexo këtu)  Po ashtu ditët e fundit zëra nga opozita janë shprehur se Kryeministri është i sëmurë dhe është shtruar në një spital në Gjermani.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozitës 21 mars 2019 semundja e rames edi rama protesta e opozitës 21 mars 2019 semundja e rames

Sondazh

Poll