Politike

Tërhiqet aleati i PD-së, Adriatik Alimadhi kërkon mandatin e deputetit

21 Mars 2019, 15:50 Nga DOSJA
Tërhiqet aleati i PD-së, Adriatik Alimadhi kërkon mandatin e

VLORË– Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi po shkon drejt pranimit të mandatit të deputetit. Dosja.al mëson se Alimadhi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Adriatik Alimadhi është kandidat për deputet në listat e PD-së në Vlorë. Ai është edhe kryetar i Partisë Balli Kombëtar, e cila ka qenë gjithmonë në koalicion me Partinë Demokratike. Vetë Alimadhi ka patur përplasje me kryeopozitarin Lulzim Basha, i cili i ftuar në një emision para tre vitesh përdori temrin ‘ballist’ dhe kjo gjë acaroi aleatët e tij.

Kam per 48 ore rresht qe e degjoj dhe ridegjoj kete fjale. Eshte per te ardhur shume keq se z. Basha keqperdor fjalen Ballist, e cila eshte fjale amaneti e identitetit te plote kombetar! Sjellje e nje te papjekuri, e nje cilimiu!”– shprehej ndër të tjera Alimadhi.

“Opozita e re” deri në këto momente numëron 16 deputetë.  Partia Demokratike ka në Parlament 6 deputetë, katër që kanë pranuar të marrin mandatin Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërsa nga radhët e LSI-së janë betuar: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adriatik alimadhi kqz kryetari i partise se ballit kombetar mandati i deputeteve opozita e re adriatik alimadhi kqz kryetari i partise se ballit kombetar mandati i deputeteve opozita e re

Sondazh

Poll