Aktualitet

‘Rregulloi Pediatrinë me lodra dhe pajisje të reja’/ Drejtori i Spitalit të Kavajës dedikim viktimës së COVID-19: Isht

24 Mars 2020, 10:00 Nga DOSJA
‘Rregulloi Pediatrinë me lodra dhe pajisje të reja’/

KAVAJË- Një ditë pasi ndërroi jetë në spitalin Infektiv nga COVID-19, miqtë dhe të afërmit e N.I., 43-vjeçarit nga Kavaja me siguri janë në karantinë. Por, drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka kushtuar një status në rrjete sociale, ku zbulon se pacienti ka pajisur me mobilje dhe lodra Pediatrinë e këtij qyteti. Sipas Daiut, ai ishte një djalë me zemër të madhe dhe gati për të ndihmuar këdo.

Postimi në rrjetet sociale:

43-vjeçari vdiq dje, duke shënuar numrin 4 në tabelën e viktimave në Shqipëri, njëkohësisht edhe personi më i ri që ndahet nga jeta. MSH njoftoi se ai nuk kishte sëmundje shtesë, përveç obezitetit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perparim daiu viktimat e covid ne shqiperi perparim daiu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar jo pak qytetarë të cilët kanë thyer masat e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Vetëm pë...