Aktualitet

Superlajm për shqiptarët/ Prova del me sukses, dopio ventilatorë për të infektuarit me COVID-19, mban në jetë deri në 4

24 Mars 2020, 09:53 Nga DOSJA
Superlajm për shqiptarët/ Prova del me sukses, dopio ventilatorë

Tiranë- Prova del me sukses, dopio ventilatorë dhe në Shqipëri për të infektuarit me COVID-19. Projekti i dy laborantëve shqiptarë,  Besar Lalike dhe Eldian Cepeli rezultoi me sukses. Mësohet se në QSUT ka funksionuar prova që bënë dy laborantët, që një aparat ventilimi ta lidhin me dy tuba për dy pacientë.

Dy laborantët shqiptarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli morën përsipër me shpenzimet e tyre të prodhonin dopio ventilatorë dhe në Shqipëri,  që do të mundësojnë mbajtjen në jetë 4-fishin e pacientëve që janë në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ventilatorë për koronavirusin viktimat e covid ne shqiperi ventilatorë për koronavirusin viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2020, 09:46

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndëshkuar jo pak qytetarë të cilët kanë thyer masat e vendosura për të evituar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Vetëm pë...