Aktualitet

Shënohet viktima e 5-të me koronavirus në Shqipëri/ Ndërron jetë 48-vjeçari nga Puka, babai i katër fëmijëve, dyshimet

24 Mars 2020, 08:58 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 5-të me koronavirus në Shqipëri/

TIRANË– Shënohet viktima e 5-të me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se viktima është një 48-vjeçar nga Puka, (emër i njohur për redaksinë).

48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar në një biznes në zonën e Unazës dhe ishte babai i 4 fëmijëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai kishte 10 ditë që ishte shtruar tek spitali Infektiv dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.

Dyshohet se ai është infektuar nga pacienti V.Kola po ashtu nga Puka, që kishte kontaktin me ‘pacientin 0’ në Shqipëri.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll