Aktualitet

Rasti i dytë me koronavirus në Shkodër, infektohet oficeri i Policisë Gjyqësore

24 Mars 2020, 09:02 Nga DOSJA
Rasti i dytë me koronavirus në Shkodër, infektohet oficeri i

Shkodër- Konfirmohet personi i dytë me koronavirus në Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se personi i infektuar është një oficer i Policisë Gjyqësore. Ky i fundit ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërkohë personi i parë i infektuar me COVID-19 në Shkodër është një 62-vjeçare, e cila ishte e shtruar në Sanatorium për katër ditë dhe më u transferua për në shtëpi. Pasi doli nga spitali ajo qëndroi për dy javë tek e bija në Tiranë dhe më pas iku sërish në Shkodër,  ku aty iu shfaqën edhe simptomat e koronavirusit. Dyshohet se ajo ka infektuar edhe persona të tjerë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavorusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavorusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll