Aktualitet

Detaje/ Oficeri i Policisë Gjyqësore në Shkodër dyshohet se u infektua nga klandestinët, pritet të niset drejt Tiranës, i

24 Mars 2020, 09:26 Nga DOSJA
Detaje/ Oficeri i Policisë Gjyqësore në Shkodër dyshohet se

Shkodër– Oficeri i Policisë Gjyqësore në Shkodër, i cili rezulton i infektuar me COVID-19 është personi me iniciale S.D (emër i njohur për redaksinë). Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  dyshohet se oficeri në infektuar nga klandestinët që kanë mbërritur në këtë qytet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë izoluar 5 anëtarë të familjes së tij dhe u  janë marrë testet edhe 5 anëtarëve të tjerë. Ofieri i Policisë Gjyqësore pritet të niset drejt spitalt infektiv të Tiranës, për një mjekim më të specializuar.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotësjellës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll