Aktualitet

Në karantinë gjithë dogana e Tushemishtit, prindërit e një punonjësi pozitiv me covid-19, ua ngjiti mbesa nga Italia

24 Mars 2020, 09:10 Nga DOSJA
Në karantinë gjithë dogana e Tushemishtit, prindërit e

POGRADEC– Karantinohen të gjithë punonjësit e doganës së Tushemishtit në Pogradec. Kjo masë është marrë pasi prindërit e njërit prej punonjësve kanë rezultuar pozitiv me covid-19, duke rrezikuar që të kenë infektuar edhe anëtarë të tjerë të familjaes.

Si pasojë janë izoluar edhe rastet e mundshme që mund të jenë infektuar, duke bërë që 20 punonjës të vetë-karantinohen. Çifti dyshohet se u infektua nga mbesa e tyre, e cila sapo ishte kthyer nga Italia. 

Ndërkohë dy të moshuarit bëhen të prekurit e parë të konfirmuar me koronavirus në qytetin e Pogradecit, duke bërë që harta të shpërndahet edhe më shumë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e tushemishtit koronavirusi ne pogradec koronavirusi ne shqiperi dogana e tushemishtit koronavirusi ne pogradec koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll