Aktualitet

Kaos i paparë tek tregu Agro-Ushqimor! PAMJET me dron, makina dhe njerëz ‘mizë lisi’ për të blerë furnizime

24 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Kaos i paparë tek tregu Agro-Ushqimor! PAMJET me dron, makina dhe

TIRANË – Radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, pranë tregut Agro-Ushqimor. Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (kohë kur edhe nis të lejohet kalimi)t tregëtarë të pakicës janë ‘turrur’ që të marrin të gjithë furnizimet që i duhen duke shkaktuar një kaos total.

Report Tv sjell pamje me dron nga tregu i shumicës në kryeqytet, i cili është shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit pasi siç duket edhe nga video, masat që mund të marrësh janë të pavlera. 

Së fundmi, orari i ngjeshur i lejimit të qarkullimit ka bërë që njerëzit të dynden në supermarkete, furra buke apo banka duke mos i respektuar rregullat e sigurisë dhe duke shtuar mundësine përhapjes së koronavirusit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotësjellës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tregu agro-ushqimor koronavirusi ne shqiperi tregu agro-ushqimor

Sondazh

Poll