Aktualitet

‘Start 1’ prangos durrsakun/ 89 doza kokainë, mijëra euro dhe motor, policia arreston 43-vjeçarin

24 Mars 2020, 09:41 Nga DOSJA
‘Start 1’ prangos durrsakun/ 89 doza kokainë, mijëra euro

DURRËS- Policia e Shtetit ka goditur një rast të trafikut të drogërave të forta. I arrestuari është E.V., të cilit i janë gjetur 89 doza mem kokainë, 7615 euro dhe 50 mijë lekë të reja.

Njoftimi i plotë:

Policia e Durrësit, në bazë të hetimit të ndjekur me metoda special, ka finalizuar operacionin e koduar “Start 1″ dhe ka vënë në pranga një 43- vjecar me iniciale E. V. për trafik të drogërave të forta.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shperndaresi i kokaines arrestohet shperndaresi i kokaines

Sondazh

Poll