Aktualitet

Detaje nga infektimi i djalit të deputetes së PS-së/ I riu nuk u vetëizolua, pak ditë më parë udhëtoi drejt Italisë

24 Mars 2020, 08:55 Nga DOSJA
Detaje nga infektimi i djalit të deputetes së PS-së/ I riu nuk u

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë për djalin e deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, i cili është i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se A.DH pak ditë më parë ka qenë në Itali ( para se të mbylleshin kufijtë me shtetin fqinj). Fakt ky që tregon se i riu nuk ka qenë i vetëkarantinuar, pas përhapjes së virusit në vendin tonë. Dyshohet se i riu mund të ketë inkfetuar edhe persona të tjerë.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se  djali i deputetes udhëton shpesh drejt shtetit fqinj, Italisë.

Dje u raportua se  26-vjeçari i infektuar në Fier, është djali deputetes Antoneta Dhima, i cili ka  rezultuar pozitiv në testin e bërë për Covid-19. Ai ndodhet në  spitalin Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm. Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputetja Dhima, e cila është shprehur se 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll