Sport

Trembet Bayern, ylli i skuadrës ndërron menaxher dhe ky nuk është sinjal i mirë

22 Mars 2020, 17:53 Nga DOSJA
Trembet Bayern, ylli i skuadrës ndërron menaxher dhe ky nuk

Nuk do mend dhe as kalem që David Alaba po përgatit largimin e tij nga Bayern. Pas disa vitesh në Mynih, ai ka menduar të provojë një aventurë të re.

Kontrata e austriakut me bavarezët skadon në vitin tjetër dhe kjo ka bërë që mbrojtësi të përfundojë në shënjestrën e klubeve si Real Madrid dhe Barcelona. “Sky Sport News” raporton se ai ka ndryshuar menaxher. Pini Zahavi, shumë i njohur për bashkëpunimin e tij me polakun Robert Lewandowski, ka lidhje të forta në mbarë Europën.

Nuk ka akoma asnjë firmë në kontratë, por duket se izraeli do të udhëheqë bisedimet me drejtuesit e Bayern-it. Alaba me shumë mundësi do të largohet. Nëse nuk ndodh kjo, e sigurt që kontrata e tij e radhës në Mynih do të ketë një pagë shumë të mirë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern david alaba largim bayern david alaba largim

Sondazh

Poll